Një zjarr i rëndë ka rënë ditë e sotme në lagjen nr.7, në qytetin e Durrësit.
Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati, ku nga raportimet e para, mësohet se gjashtë persona janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, pasi kanë përjetuar mbytje nga zjarri dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë në ngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfikëset për ardhjen në ndihmë të shuarjes së zjarrit dhe evakuimin e banorëve të pallatit.
Sakaq, shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia është duke punuar për hetimin dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.
Gjithashtu, për personat e dërguar në spital nuk ka asnjë detaj për shëndetin e tyre