Partia Demokratike, ka denoncuar se Bashkia e Tiranës, po i mohon qytetarëve përfitues bonusin e qirasë.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, solli rastin e qytetarëve të cilët sipas saj kanë denoncuar se prej muajit Gusht 2022, Bashkia ka ndërprerë bonusin e qirasë.
Rasti i përket shpronësimit për shkak të ndërtimit të segmentit rrugor Unaza e Madhe e Tiranës.
Në emër të PD, Vangjeli apeloi ndërhyrjen emergjente në zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të qytetarëve.