“Je femër vetëm për aventura”/ Lori nxehet pas fjalëve të Jozit për Danjën: Më hape barkun, zhduku

Jozi ka patur një debat sot me Danjës, të cilës iu drejtua duke i thënë se ‘është femër vetëm për aventura”. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Loredanës, e cila është nxehur me banorin, me të cilin ka krijuar edhe një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa Loredana ka shkuar dhe është ulur te krevati i saj, pranë i ka shkuar Jozit, të cilit ajo i është kthyer keq.

Loredana i thotë atij se ‘nuk ka dëshirë të merret me një njeri të tillë dhe se i ka hapur barkun’. Por jo vetëm kaq, pasi ajo i thotë që të ‘zhduket’ pasi ‘mbaroi’ mes tyre.

Pjesë nga debati:

Loredana: Nga e di ti, ç’punë ke ti?

Jozi: Iu ka shprehur 100 herë ai

Loredana: Zhduku

Jozi: Zhduku moj, mos më thuaj mua zhduku. Ti zhduku, shko e fli me të bëhu… Më tregon mua ajo, pse i fut hundët, jo po t’i mbaj pastaj

Loredana: Ti ça flet, s’të mbajti njëherë ajo gojë. Tregohu burrë, trego ndonjë gjë të mirë, ngele duke treguar budalliqe, mos qesh se nuk është për të qeshur, po më hap barkun. E të thashë stop, e ti vazhdove. Boll, ik, mbaroi, nuk dua të kem punë me një njeri kështu, nuk dua në botë

Jozi: Edhe unë aq më pak me një njeri që ndikohet kështu

Loredana: Mirupafshim

Jozi: Mos më thuaj mua mirupafshim, shkon e mban anën e të shtrembrës


Shtuar 24.01.2025 19:51

Tags: ,