Kreu i Komunitetit Shqiptar Mysliman shkruan se në Facebook se i uron shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos
Spahiu: Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.
I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!