Edi Paloka: “Non grata” e Berishës ka rënë, grupet e krimit do të ndëshkohen nga Trump

Deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka, teksa ishte i ftuar në studion e “Debat” në A2 CNN, u shpreh se me ardhjen në pushtet të Donald Trump në SHBA, do të ketë zhvillime të tjera në Shqipëri përpara zgjedhjeve.

“Deri para zgjedhjeve do të ketë zhvillime të tjera, sepse po e shikoni që këtë herë Donald Trump e ka nisur me vrull.

Nuk e kam vetëm te “non grata” e Sali Berishës, pasi ajo praktikisht ka rënë me deklaratat që janë bërë. Ajo do të ishte një plus sepse vërteton gjithçka që kemi thënë”, deklaroi Paloka.

Gjithashtu, Paloka shtoi se; “Trump ka thënë që gjithë grupet e lidhura me narkotrafikun do të shpallen grupe terroriste. Të jeni të bindur që nuk ka në Europë një vend tjetër kaq të lidhur dhe kaq të kontrolluar nga narkotrafiku sa Shqipëria.

Me këtë punë do merren shumë zyrtarë. U tha për ish-ambasadoren se ishte e përfshirë në afera korruptive, kështu që këmbana ka rënë për disa”.


Shtuar 24.01.2025 10:11