Dy ditë pasi presidenti Donald Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të rrisë praninë në kufirin jugor, mijëra trupa amerikanë kanë shkuar në kufirin që lidh SHBA-në me Meksikën. Në kufi si pjesë e “Joint Task Force-North” janë rreth 2200 forca aktive në kufi të cilët do të ndihmojnë në mbështetjen e punës së Doganave të SHBA-së dhe Mbrotjes së Kufirit. Sipas Departamentit Ushtarak të Teksasit, aktualisht në kufi ndodhen 4,500 roje kombëtare dhe do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar Patrullën Kufitare, duke mbështetur në qendrat e komandës dhe kontrollit dhe duke ofruar më shumë specialistë për të vlerësuar flukset e imigrantëve.
Ndërsa trupat pritet të ndihmojnë gjithashtu me operacionet ajrore dhe nuk është akoma e qartë nëse trupat do të jenë të armatosura, por asnjëri nga ata nuk është i lejuar të kryej arrestime, sekuestrime droge apo përleshje, veçse duhet të ndihmojnë transportimin e imigrantëve.
“Më shumë trupa pritet të dërgohen në kufi në javët dhe muajt e ardhshëm në këtë valë të parë të ndalimit të imigracionit masiv”, tha një nga zyrtarët amerikan.
Rikujtojmë se Trump tha në një urdhër ekzekutiv të hënën, se ai do të vendosë brenda 90 ditëve nëse do të përdorë “Aktin e Kryengritjes” në kufirin SHBA-Meksikë, i cili do t’i lejonte të përdorë trupat amerikane.