Mëngjesin e sotëm rreh orës 07:00, një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete, pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale
Njoftimi:
Më datë 20.11.2022, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48-vjeç. Paraprakisht, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Po punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.