Lazio, Hysaj rikthehet titullar pas një kohe të gjatë

Lazio do të përballet në transfertë me Veronën në një sfidë të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit italian.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga kampi bardhekaltër, pritet që trajneri Baroni ti japë një fanellë titullari mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj në transfertën e sotme në “Bentegodi”.

Një lajm i mirë për mbrojtësin kuqezi, që pritet që të rikthehet si titullar në një ndeshje në Serinë A pas 8 muajsh.

Një shenjë që Hysaj është projektuar titullar jepet edhe në rrjetet sociale të Lazios, që në posterin e ndeshjes së sotme ka si protagonist pikërisht mbrojtësin shqiptar.


Shtuar 19.01.2025 14:40