Këtë të enjte vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin jugor dhe juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit, do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.