Majk vendos një afat për aktivitetin e tij në muzikë!

Reperi Majk ka shpallur një afat për aktivitetin e tij në muzikë, duke theksuar se ai nuk planifikon të vazhdojë me repin në vitet në vijim. Gjatë një intervistë për “The Elite Way” në ATV, Majk shpjegoi se koha dhe përvoja ndryshojnë qëllimet dhe prioritetet e njeriut, dhe se ai nuk ka dëshirë të mbetet i angazhuar me muzikën e repit deri në moshën 40 vjeçare.

“Mendoj që me kalimin e kohës ndryshojnë qëllimet në jetë, prioritetet, njeriu gjithmonë piqet më shumë dhe mendoj që… nuk kam qejf ndoshta as deri në 40 vjeç të jem duke bërë rep,” tha Majk.

Ai sqaroi se muzika do të mbetet pjesë e jetës së tij, por ai do të publikojë projekte më sporadike. Reperi theksoi se ndoshta mund të largohet nga estrada më herët ose më vonë, dhe se në të ardhmen mund të bëjë këngë për kënaqësi personale, pa qenë pjesë aktive e industrisë së muzikës siç ka qenë deri tani.

“Do të ketë ndonjë moment që do të bëj këngë për qejf, nuk do të jem më pjesë e estradës siç kam qenë,” përfundoi ai.


Shtuar 15.01.2025 12:44

Tags: ,