Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të angazhohet në qarkun e Tiranës.
Kreu i shtetit Edi Rama, i ka besuar Hoxhës angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin.
Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë, u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po ashtu do të angazhohet në kryeqytet.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 35.
Drejtuesi politik i këtij qarku është Veliaj, ndërsa në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministrja Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, dhe Ervin Hoxha.
Mësohet se Pandeli Majko është vendosur si drejtues politik i PS në qarkun e Kavajës, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ervin hoxha është caktuar në njësinë 1 në Tiranë.