Amberi dhe Rozana banoret më të preferuara dhe Gjesti mes tyre, si do kthehet loja?

Amberi dhe Rozana u shpallën mbrëmjen e djeshme banoret më të preferuara nga publiku për “Big Brother Vip Albania 4”, ato do të jenë dy konkurrentet e shtëpisë me më shumë imunitet, ku nuk mund të nominohen nga banorët e tjerë përgjatë kësaj jave që vjen.

Ardhja e banorit të ri, Besart Kelmendit i njohur dhe me nofkën ‘Gjesti’, duket se po detyron që banorët e tjerë të bashkohen me njëri-tjetrin kundër tij, i cili deri më tani sondazhet e nxjerrin më të preferuarin në publik, shkaku se pse ‘Gjesti’ nuk u shpall ditën e djeshme nga publiku si i preferuar, ishte sepse nuk ishte në garë me televotim.

Interesante për këtë javë do të jetë, se çfarë kursi do të ndjekin dy banoret me imunitet, a do të sulmojnë ‘Gjestit’ apo do të përpiqen që të përfitojnë prej tij, pasi ky i fundit është më favorizuari deri më tani nga ana e publikut.


Shtuar 12.01.2025 23:15