Redon Berani shpreh hapur pëlqimin për Egli Takon

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Redon Berani, ka shprehur hapur pëlqimin për Egli Takon, banoren e këtij formati.

Në një deklaratë në emisionin ‘Se luan topi’, Redoni ka theksuar se simpati të madhe për Eglin dhe e mbështet në çdo hap të saj.

“Unë e kam një simpati për atë femër”,– thotë Redoni, ndërkohë që na mbetet të presim deri nesër për të zbuluar komentin e tij të plotë për Eglin.

Ky koment vjen pas disa spekulimeve nga fansat që kishin vënë në dyshim marrëdhënien mes tyre, pasi brenda ‘BBVA’ shfaqën shumë afrimitet.

 

 


Shtuar 10.01.2025 10:15