Lajme të reja vijnë në lidhje me të ardhmen e Kvaratskhelias te Napoli. E ardhmja e gjeorgjianit mbetet ende për t’u deshifruar sepse negociatat për rinovimin (kontrata aktuale skadon në 2027) nuk kanë arritur ende në vijën e finishit.
Në të vërtetë, pas përshpejtimit të javëve të fundit, duket se ka pasur një ngadalësim të madh.
Pas kësaj kthese të bujshme të ngjarjeve do të qëndronte dora e Paris Saint Germain, që u rikthye në sulm për lojtarin në janar, pasi e ndoqi me këmbëngulje në merkaton e fundit të verës.
Francezët ofrojnë menjëherë 80 milionë euro dhe kartonin e Skriniar për të transferuar në Paris gjeorgjianin e talentuar.
Napoli duket se po tundohet nga kjo ofertë dhe ka pikasur edhe zëvendësuesin e Kvaratskhelias, bëhet fjalë për kosovarin Edon Zhegrova, që ka shkëlqyer me fanellën e Lilës në kampionatin francez.