Zv/Sekretari amerikan, Richard Verma mbërrin në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma ka mbërritur disa minuta më parë në Shqipëri.

Ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ku pritet të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se është i emocionuar që ka mbërritur në vendin tonë.

Zyrtari i lartë i DASH thekson se mezi pret të punojë me partneret shqiptarë.

“Sapo mbërrita në Shqipërinë e bukur! I lumtur që të nis vizitën time dhe të punoj me partnerët tanë në forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre që janë në nevojë”, tha Verma.


Shtuar 8.01.2025 16:56

Tags: ,