Aksidenti me dy viktima në Vaun e Dejës, arrestohet 21-vjeçari

Ditën e djeshme rreth orës 17:00, një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy personave, u regjistrua në aksin Mjedë-Bushat në Vaun e Dejës.

Sipas informacioneve policore, është arrestuar 21-vjeçari që aksidentoi për vdekje dy shtetasit Ndue dhe Ndrekë Prenga në Vaun e Dejës.

Viktimat ishin xhaxha dhe nip.

Ndaj tij, rëndon akuza veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Mjedë, ku i riu ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorët.