FOTO/ Olta Gixhari në mbështetje të motrës së saj: Fillimi i mbarë, gjysma e punës

Kanë kaluar 3 ditë qëkur Big Brother Vip startoi edicionin e ri ku pjesë e shtëpisë u bë dhe motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.

Në klipin e prezantimit, ajo çka bëri përshtypje tek publiku, ishte fakti se Gerta nuk e përmendi në asnjë moment motrën e saj, e cila ka qenë një femomen në edicionet e kaluara. Gjithashtu asnjë reagim nuk erdhi as nga Olta në mbështetje të motrës së saj.

Por pas 3 ditësh, Olta “bëhet e gjallë” teksa poston në rrjete sociale një foto të Gertës shkëputur nga shtëpia e “Vëllait të Madh”. Krahas fotos, ajo falenderon publikun për mbështetjen që kanë treguar gjatë këtyre ditëve për Gertën ndërsa tregon suportin që jep për motrën e saj.

Në fund ajo e mbyll postimin me një shprehje të kthyer në cliche në këtë format “Sot fillon loja”. Nuk e dimë ende nëse Gerta do të përdorë të njëjtën strategji si motra e saj apo do të bëjë të njëtën bujë, ndërsa nuk ka qëndruar e distancuar as 3 ditët e para teksa një konflikt ka lindur mes saj dhe Rozana Radit.

“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën! Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë, gjysma e punës.

Faleminderit. Sot fillon loja!”, shkruan Olta Gixhari.


Shtuar 24.12.2024 23:21

Tags: , ,