Një banesë në qytetit e Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “SMT” ku mësohet se banesa është djegur pjesërisht.
Raportohet se banesa është në pronësi të shtetasit Asllan Stafasani teksa shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.