Ditën e djeshme rreth orës 20:00, një konflikt mes dy grupeve të rinjsh, ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.
Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur.
Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 4 persona, por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës, kanë qenë të plagosur më rëndë.
Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.