Hipur mbi gomar dhe me kokore në kokë, kështu hyri banori i radhës në “BBVA4”

Marius Dervishi, i njohur ndryshe si “Zebervoki” është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ai është aktor, regjisor, producent filmash dhe inspektor krimesh në polici. Filmi i tij i fundit me metrazh të gjatë, “Falli”, ka pasur shumë sukses në kinema. I pëlqejnë aventurat, do të jetë sa më i thjeshtë që populli të gjejë veten në sjelljen e tij dhe t’i bëjë për vete. Ka 7 vite që bashkëjeton me dikë, është shumë i dhënë pas familjes dhe përgjithësisht natyrë e qetë, sepse puna si polic e ka përgatitur që të ketë durim dhe të ruajë qetësinë në çdo situatë.

“Më mirë një jetë me zhgënjime, se sa një jetë duke u shmangur“- është motoja e tij, që tregon se është gati të rrezikojë gjithçka.


Shtuar 21.12.2024 22:41