Sot mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, fjalim nga Rama e Kurti. Ja axhenda

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët.

Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm 130 deputete.

70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.


Shtuar 20.12.2024 09:01