Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një person (EMRI)

Një aksident është regjistruar në aksin Milot-Laç. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit, e për pasojë, janë plagosur dy persona.

Përplasja ka qenë fatale, ndërkohë ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është plagosur.

Viktima është identifikuar si Ded Tosku, 60-vjeç, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 


Shtuar 18.12.2024 10:24