VIDEO/ 11-vjeçari kërcënohet e dhunohet nga shokët, videoja përfundon në TikTok

Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunën masive që i është bërë djalit më 11 mars 2024 jashtë oborrit të shkollës 9 vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12, 14 dhe 17 vjeç. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në TikTok aktin e tyre. Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll pa u marrë provat e duhura.

Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.

Në komisariatin numër 4 “Stop” takon personin që u mor me ngjarjen, Pajtim Canka.

Polici Pajtim Canka: Kam bërë veprimet e para unë, i kam dhënë vendimin mjeko-ligjor…

Gazetari: Mbas 10 ditësh?!

Polici Pajtim Canka: Vendimin mjeko-ligjor?

Gazetari: Po, po..!

Polici Pajtim Canka: S’ka shanse!

Djali është rikthyer në shkollë dhe pas këtyre ditëve është dërguar te eksperti që i ka kërkuar një letër nga policia. Letra i është dorëzuar.

Pajtim Canka shmanget duke thënë se çështjen e mori më vonë një kolegu i tij.

Polici Pajtim Canka: Më pas kam marrë kallëzimin, ia kam dhënë kolegut që ai tashmë nuk është këtu, që ka zonën që ka ndodhur ngjarja…

Gazetari: Po kush është ky koleg…? Ku ka shkuar? Ku punon? Ka emër, mbiemër…?

Polici Pajtim Canka: Tani, më tepër jo për tëëë…,s’ka asnjë problem, për më tepër mund të japim një numër shkrese, që është nisur numër protokolli, por më mirë drejtohuni zyrtarisht! Tani, unë kam bërë këto veprime, meqë të sqarova…nëëë… për dinamikë të ngjarjes, të hetimit, i ka vazhduar veprimet kolegu, që ka pas zonën…

Gazetari: Atje tek dosja, që e pe, a janë referuar videot e dhunës në Prokurorinë e Tiranës?

Polici Pajtim Canka: Jooo, unë pashë veprimet e mia, pashë kallëzimin, pashë vendimin mjeko-ligjor…

Gazetari: Vendimin mjeko-ligjor mos e përmend se e ke bërë pas 10 ditësh..!

Polici Pajtim Canka: Pashëëë dheee…

Prindërve u janë caktuar dy psikologë të cilët s’janë paraqitur në asnjë moment pranë 11-vjeçarit.

Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi çështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal.

Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.

“Nuk kërkoj asgjë më tepër se të merren masa konkrete për atë që është bërë dhe të parandalohet diçka që mund të ndodhë më pas. Sot e kam gjallë, falenderoj Zotin, por ndoshta s’do ta kisha, s’do të merrej drejtësi pasi unë ta kisha humbur djalin apo pasi ta humb? Nuk jam e qetë duke e ditur që persona problematikë kanë qenë edhe në lagje, edhe në shkollë persona problematikë. Në çdo moment, unë ndiej rrezikshmëri ndaj djali”, përmbyll nëna e 11-vjeçarit./tvklan.al


Shtuar 17.12.2024 22:19