Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO. Gjatë fjalës së tij, Rama ju drejtua dhe të gjithë shqiptarëve që punojnë për shtetet e tjera në NATO, të cilëve i zbuloi dhe ambicien e qeverisë që ia drejton në raport me to.
Edi Rama: Jam dëshmitar që gjithmonë e më shpesh dëgjoj fjalë realisht të bukura për ju dhe mund t’i kisha marrë këto fjalë si fjalë të bukura dhe komplimenta të rrethanave të takimeve, por jam i vetëdijshëm që janë fjalë që burojnë nga një përmirësim mbreslënës i të gjithë qasjes tonë në raport me to, por edhe i tyre në raport me ne. Qasja e tyre në raport me ne ka ndryshuar ndjeshëm, por jam i bindur se ka ndryshuar dhe si rezultat i gjithë këtij volumi kontaktesh të drejtpërdrejta me ju dhe të gjithë si ju që përfaqësojnë Shqipërinë dhe mbrojnë argumentat që na bëjnë, ne të ecim më përpara. Ambicia ime është që pjesën që na e kanë marrë të hujat, tua rimarrim. Kjo kërkon akoma më shumë punë dhe akoma më shumë kohë sepse të huajt kanë një gjë që mund të ju trajtojnë po kaq mirë sa unë, por ndryshe nga unë, ata ju paguajnë shumë më mirë nga se mund të ju paguajmë ne. Ky është akoma një hendek. Të gjithë ata që punojnë për të huajt, nuk duhet të çuditen kur ne të ju bëjmë propozime për t’u riintegruar në trupën e shtetit shqiptar me paga të ngjashme. Deri atëherë, qëndroni fort dhe mbani vendimin e punës që e keni fituar me konkurse dhe me sprova dhe teste.