PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit dhe Porto Romano

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të miratimit të Projektit të “Marina dhe Jahtet e Durrësit’.

Gjithashtu, komisioni ka objekt edhe shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o., dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Në kërkesën e demokratëve, theksohet se pjesë e objektit të hetimit të Komisionit parlamentar, duhet të jetë shitja e koncensionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o, po ashtu kërkohet dhe verifikimi i procedurave për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.

“Kërkojmë: 1. Ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha problematikave lidhur me miratimin e projektit “Marina e Durrësit & Jahtet”, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS dhe shitjen e koncesionit te kompania kroate Schapha d.o.o., si dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano; dhe ii) vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

Komisioni do të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt”, thuhet në letrën e demokratëve.

Kush ka firmosur kërkesën:



Shtuar 17.12.2024 15:22