Mbështetje e dhunës/Pas intervistës së Antonelës, reagon Xhilda: Klikimet i jepni ju

Intervista e Antonela Berishës në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka shkaktuar reagime të forta nga publiku, duke e cilësuar si mbështetje të aktit të dhunës që ajo dhe e motra, Mariela, ushtrojnë ndaj Klea Prengës. Deklaratat e Antonelës, si “u gjenda në vendin dhe kohën e gabuar” dhe “kam marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit”, janë kritikuar ashpër, duke u konsideruar si justifikime të pamjaftueshme për dhunën e shfaqur në video. Ky reagim është përforcuar nga fakti që sulmi ndaj Kleas ishte një akt i mirëfilltë dhune dhe jo një “sherr i zakonshëm” siç përshkruhet nga Antonela.

Klea Prenga, pas intervistës, ka postuar një deklaratë në të cilën pohon se asnjëherë nuk i është kërkuar falje nga motrat Berisha. Ndërkohë, Xhilda Luzi, moderatore e programit, ka theksuar se përgjegjësia për krijimin e personazheve të tilla ka ardhur nga publiku dhe se akti i dhunës nuk mbështetet, por ka shtuar se kjo nuk e pengon intervistimin e Antonelës. Ajo nuk ka përmendur asnjëherë ndjesën për viktimën e parë, Klea Prengën, në këtë rast.

Atëherë një personazh publik, e bën publiku. Televizioni i ka dhënë edhe hapësirë individëve të tjerë, por publiku e ka kthyer në personazh! Se si e kthejmë në personazh ishte edhe përgjegjësia e publikut, jo vetëm e medias, sepse klikimet i jepni ju! Pasi e keni krijuar si personazh dhe ndodh një akt dhune i tillë, personi në fjalë ka një detyrim moral për t’i kërkuar një ndjesë dhe sqarim publikut që e krijoi! Publiku ka të drejtë të kërkojë sqarim nga ata që kanë ndihmuar për t’u kthyer në figura publike. Por edhe ai duhet të reflektojë mbi përgjegjësinë që ka në krijimin e tyre.

Pasi e keni krijuar si personazh dhe ndodh një akt dhune i tillë, personi në fjalë ka një detyrim moral për t’i kërkuar një ndjesë dhe sqarim publikut që e krijoi! Detyrimin ligjor e kryen në organet përkatëse. Ne si program, për sa kohë e trajtojmë në mënyrë transparente, nuk e fshehim apo justifikojmë ngjarjen, nuk do të thotë se e mbështesim aktin e dhunës. Sepse një gazetar/moderator mund të intervistojë dhe një vrasës, por kjo nuk do të thotë se e mbështet aktin!

Se si zgjedh ti ta trajtosh dhe ta paraqesësh këtë ngjarje televizive për t’i thënë versionin tënd publikut ishte tërësisht përgjegjësi dhe zgjedhje personale, ku ne si program nuk ndërhyjmë! Sigurisht është dhe përgjegjësia e çdo moderatori, që, pavarësisht mendimeve personale, duhet të tregohet profesional! Publiku meritonte një sqarim dhe një ndjesë! Ju kërkoni sqarim pse ndahen dhe pse lidhen, dhe nuk ju duket e arsyeshme të flisni për një ngjarje të rëndë?!

 


Shtuar 16.12.2024 13:50