Zyhdi Dervishi flet për shkollat: Konfliktet janë fenomeni që nuk mund të reduktohet vetëm në përgjegjësinë e familjes, kërkon një angazhim të gjerë nga shoqëria

Sociologu Zyhdi Dervishi, shprehet se për të menaxhuar dhe zgjidhur këto konflikte, është e nevojshme që nxënësit të angazhohen në aktivitete edukative, të ndara sipas grupmoshave.

Sipas tij kjo do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi sociale dhe të kuptojnë rëndësinë e bashkëjetesës dhe komunikimit në një shoqëri.

“Është e nevojshme të ndryshohet rrënjësisht sa më shpejt, por nuk bëhet me voluntarizëm. Është e nevojshme të bëhen studime të kompletuara, psikologjime, sociologjike tërësore dhe në bazë të këtyre studimeve të përcaktohen plane”.

Dervishi thekson se është e domosdoshme që mësuesit të ndryshojnë mënyrën e trajtimit të situatave të konfliktit në shkollë. Për këtë, ata duhet të bashkëpunojnë ngushtë me psikologët në shkolla.

“Për mua është e nevojshme të merren masa administrative të tilla: numri i nxënësve për klasë të ulet, numri i orëve që realizojnë në orë dhe në javë të ulen mësueset të ulen. Mësuesët e psikologjisë dhe sociologjisë të merren me punë edukative me nxënësin. Punën psikologjike që bën mësuesi nuk mund ta bëj psikologu, sepse nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me nxënësin. Pra psikologu mund të jetë një ekspert që udhëzon mësuesin sesi zgjidhen problemet”.

Sociologu Dervishi, rekomandon zhvillimin e planeve për integrimin e aktiviteteve sociale dhe edukative në shkolla, të bazuara në studime psikologjike dhe sociale tërësore, që mund të kontribuojnë në uljen e konflikteve.

Për Dervishin, ky është një hap i domosdoshëm për të krijuar një mjedis ku nxënësit do të mund të rriten dhe zhvillohen në mënyrë të shëndetshme, duke mësuar të zgjidhin problemet në mënyrë paqësore dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.


Shtuar 14.12.2024 14:01