FOTO/ “Ke degraduar…”- Kritikat dhe ofendimet e Alaudinit ndaj Xhenetës, reagon ashpër familja e banores

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu mori kritika të shumta në puntatën e djeshme për ofendimet e rënda që bëri ndaj banorëve.

Kritikat erdhën nga opinionistët por edhe moderatorët Alaudin-Jonida, ku më pas Vëllai i Madh i dha një dënim Xhenetës duke e nominuar deri në fund të programit.

Kjo situatë ka nxitur një reagim të familjarëve të Xhenetës.

“Ne si familje ndihemi tellësisht të shqetësuar për situatën e ndodhur gjatë PRIME’it te sotëm, ku vajza jonë Xheneta u sulmua nga produksioni dhe moderatorët të cilët më shumë janë në rolin e opinionistëvë se sa në drejtimin (udhëheqjen) e emisionit e që si disa herë tjera tabelë qitje e përdorën Xhenetën. Gjuha e Alaudinit dhe qasja e tij ndaj një vajze janë të patolerushme në çdo mënyrë“, thuhet ndër të tjera në postimin e familjarëve të Xhenetës.


Shtuar 10.12.2024 19:11