Udhëheqësi i rebelëve në Siri: Bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga qeveria e re siriane

Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka thënë se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane. Abu Mohammed al Jolani, në komentet e tij të para për mediat perëndimore që kur koalicioni i tij rebel përmbysi qeverinë e Bashar al Asadit, tha se nuk do të ketë kthim në panik.

I pyetur nga Sky News se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se frika e tyre është e panevojshme, ndërsa u shpreh se vendi do të rindërtohet.

“Frika ishte nga prania e regjimit, vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, po shkon drejt stabilitetit.”, ka thënë ai. Udhëheqësi i HTS po fliste jashtë xhamisë Imam al Shafi’i në Damask, në të cilën ai kishte marrë pjesë kur ishte djalë. Jolani tha gjithashtu se populli sirian është i lodhur nga lufta dhe nuk është gati për një tjetër.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, tha Jolan.


Shtuar 10.12.2024 17:09

Tags: ,