Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë Durrësin gjatë ditëve të fundit. Përkeqësimi i motit ka sjellë problem në port për flotën e peshkimit, e cila prek 4 ditësh qëndron e bllokuar në kalatë, ndërkohë që kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe gjatë 2-3 ditëve në vijim.
Burime nga kapiteneria e portit, kanë bërë të ditur se gjatë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 10-15 metër në sekondë dhe dallgë me lartësia deri në 2 m.
Në lidhje me tragtetet, ata kanë lundruar normalisht dhe mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në port dy tragete që janë nisur mbrëmjen e djeshme nga porti i Barit në Itali, përkatësisht Rigel III dhe AF Marina.
Reshjet e shiut herë të dendura e herë më pak intensive, kanë shkaktuar vetëm problem të përkohshme në bllokime rrugësh, ndërkohë që situata është normalizuar me kalimin e kohës.