Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Policisë ka organizuar sot një aksion në qytetin e Elbasanit duke vënë në pranga eksponentë të krimit dhe ish gjyqtarë të Gjykatës së Elbasanit.
SPAK ka lëshuar 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa sigurie “detyrim paraqitje, ndërsa vetëm disa prej tyre kanë arritur të ekzekutohen.
Ndër personazhet e drejtësisë, në pranga të policisë kanë rënë dhe ish gjyqtarë të Gjykatës së Elbasanit, ish-kryegjyqtarja Pajtime Fetahu si dhe është kontrolluar banesa e ish-gjyqtarit Zihni Shahu.
Masat e sigurisë arrest me burg janë lëshuar edhe për personazhet e njohur të botës së krimit, pjesëtarët e klanit Çopja, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, gjithashtu i arrestuar në Milano është dhe biznesmeni Bujar Shega.
Lista e plotë e personave të pajisur me urdhër-arrest:
Arrest me burg
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Xhino Roka
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
Sergej Hasanpapaj
Bruno Hazizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
Preke Kodra
Fuad Verzivolli
Metin Mehjam
Renato Hasani
Skender Sufaj
Pajtime Fetau
Dedan Gjoni
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
Arrest shtëpie:
Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje:
Elton Qyno
Artan Hoxha