Vjen momenti i Armando Brojës për të zbritur në fushë, madje në rolin e titullarit, por jo në ekipin e parë të Evertonit. Sulmuesi shqiptar është përfshirë në 11-shen startuese të skuadrës U-21 të Evertonit në ndeshjen përballë Ëatfordit, që nis në orën 20:00.
Që kur u transferua në verë tek Evertoni, në formë huazimi te Chelsea, Broja nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për arsye fizike. Për të njëjtat arsye nuk është grumbulluar nga Sylvinho për ndeshjet e Nations League të luajtura në muajt shtator, tetor dhe nëntor.
Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, u shpreh pak ditë më parë që po afron momenti i Brojës, por aktivizimi i tij do të jetë gradual, fillimisht tek ekipi U-21.