Pasditen e djeshme, një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën përpara një lokali në Bettola të Italisë. Sipas mediave të huaja, shqiptari Nikolin Nika, është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja.
42-vjeçarin e dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin.
Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja. Policia italiane po punon për kapjen e personit/ave përgjegjës.