Publikohen pamje të reja nga ekzekutimi mafioz të 28-vjeçarit Klaudio Prendi (VIDEO)

Një tjetër video akoma edhe më e qartë, është bërë publike nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klaudio Prendi.

I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës, ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.

Duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar 7 herë ndaj tij.

Ka dyshime se autori ka përdorur armë me silenciator, pasi të shtënat nuk janë dëgjuar. Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut, ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke.

Klaudio Prendi, sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

 

 


Shtuar 22.11.2024 10:01