Vrasja e 28-vjeçarit Klaudio Prendi/ Zbardhet dëshmia e efektivëve që ishin shokë me viktimën

Miqtë e 28-vjeçarit Klaudio Prendi, i cili mbeti i vrarë nga një atentat ditën e djeshme pas mesnate, janë marrë në pyetje.

Burime për gazetaren Anila Hoxha, bëjnë me dije se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarja, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë, në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë, efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.

Sot, 28-vjeçarit Klaudio Prendi, do t`i jepet lamtumira e fundit.


Shtuar 20.11.2024 11:47