Bardhi: Shqipëria me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi sot se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, pasi sipas tij, paratë e qytetarëve abuzohen.

“Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/kWh. Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit, sepse energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejt e ministres Belinda Balluku”, deklaroi Bardhi.

Ai kërkoi që kjo skemë të cilën e cilëson si kriminale të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. “Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo”, theksoi ai.


Shtuar 15.11.2024 17:55