Biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi, nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit, i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë.
Raportohet se biznesmeni Eduart Reçi, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhej prej mesnatës së kaluar në gjendje të rëndë.
Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij.
Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.