Teliti: Qeveria vijon të vjedhë duke ju shërbyer oligarkëve, mosbindja civile do të vazhdojë

Edhe ditën e sotme, opozita ka nisur betejën kundër kryehajdutit Veliaj, nëpërmjet protestës që po mbahet përpara bashkisë së Tiranës.

Aksioni po organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nga deputetët e PD si dhe nga figura të njohura të artit.

Në fjalën e tij, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti, u shpreh se ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në rrugët e Shqipërisë apo para bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Fjala e tij e plotë: 

‘Qëndrestarë me qytetari në shpirtin tuaj që kurrë nuk u dorëzuat para çdo presioni të pushtetit të veshur edhe me petkun e kapeleve policore.

Rezistenca jonë tashmë është bërë simbol në çdo bisedë familjare, qytetare, takime apo tryeza flitet për këtë qëndresë të qytetarëve të Shqipërisë deri në largimin e Veliaj, Ballukut e shefit të tyre politik, Edi Ramës.

Ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në  rugë e Shqipërisë apo para bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Nuk u mjaftuan me këtë vit, që grabitën e vodhën 12 milion euro me një incinerator që nuk ekziston, por vitin që vjen do vjedhin 13 milionë euro.

Nuk u mjaftuarn që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.

Ndërkohë për 62 mijë familje me ndihmë ekonomike zero fonde shtesë, zero shtesë për familjet që në gjirin e tyre kanë persona me aftësi të kufizuar.

Dhanë një lëmoshë edhe për pensionistët me një retorikë që tashmë duhet të marrë ndëshkimin e merituar.

Gjendja e mjerueshme po vazhdon ende, mësimi me dy turne në shkolla, mungesa e kopshteve e çerdheve këtu në Tranë, vazhdon të rëndohet gjithmonë e më shumë trafiku e ajri, vazhdon të dëmtohet biznesi siç kanë ardhur me mijëra gjoba ndaj tyre.

Po vazhdon të rëndohet jetesa jonë, sepse këta nuk e kanë mendjen t’i shërbejnë Tiranës e Shqipërisë, por e kanë mendjen që tu shërbehet miqve të tyre, dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kjo gjë duhet të shkojë drejt fundit, duhet të veprojmë me çdo mjet, mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë, sepse ndonëse ne flasim (me të drejtën e zotit e me fakte), ata që janë ende në krye të punës Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë’.


Shtuar 8.11.2024 12:10