Përdori kartën false norvegjeze, 48 vjeçari në Qafë Thanë e pëson keq

Një shtetas është ndaluar nga Policia Kufitare në Qafë Thënë.

Policia kufitare e Qafë Thanës ka ndaluar një person pasi ka tentuar të kalojë kufirin me një kartë identiteti norvegjeze false.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë A.H., 48 vjeç, banues në Çorovodë, i cili në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin duke paraqitur një dokument (kartë identiteti norvegjeze) të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave./albeu.com/


Shtuar 13.02.2020 15:21