Aksident me dy të lënduar në Lezhë-Milot, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në superstradën Lezhë – Milot.

Një mjet tip Ëolsvagen ka humbur kontrollin dhe pasi ka përplasur edhe një tjetër mjet ka dalë nga rruga, duke u paplasur me barrierat anësore të një karburanti.

Si pasojë, janë demtuar dy shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10 , në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin D.N.,20 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të një karburanti.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit shtetasi D.N., dhe pasagjeri shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 09:18