Trump dhe Harris përgatisin fjalimin e fundit për votuesit e SHBA-së

Donald Trump dhe Kamala Harris, ndodhen një ditë para zgjedhjeve, ndërsa ata po përgatiten për përmbylljen e fushatës elektorale dhe mesazheve që do të japin për votuesit.

Zëvendëspresidentja këtë të hënë do të jetë në Pensilvani, një shtet vendimtar në fushëbetejë që ofron 19 vota elektorale dhe pritet të përcaktojë rezultatin.

Ndërkohë tubimi i saj në Filadelfia, do të përfshijë performancën e Lady Gaga dhe praninë e Oprah Ëinfrey .

Ndërkohë, Donald Trump, planifikon katër mitingje në tre shtete: Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe në fund Michigan.

Më shumë se 77 milionë amerikanë, kanë votuar tashmë përpara javës së zgjedhjeve, sipas Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës.

Por shtetet e lëkundura, të njohura gjithashtu si shesh beteje ose shtete sulmuese, kanë ndikim joproporcional në zgjedhjet presidenciale, sepse kalojnë mes votimit republikan dhe demokrat.

Kjo është arsyeja pse të dy kandidatët e kanë fokusuar fushatën e tyre në ditët e fundit në Wisconsin, Pennsylvania, Georgia, Arizona, Karolina e Veriut, Michigan dhe Nevada.