E rëndë/ Pas intervistës me kryebashkiakun, ekzekutohet me armë zjarri gazetari 25-vjeçar (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku gazetari 25-vjeçar Mauricio Cruz Solis, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona ende të panjohur.

Vrasja ndodhi në shtetin e Michoacán-it, pak minuta pas një interviste që ai i mori me kryetarin e rajonit. Një kamera sigurie ka regjistruar tingujt e të shtënave ndaj gazetarit të ri.

Gazetari 25-vjeçar, ishte drejtor i faqes së lajmeve “Minuto x Minuto” dhe prezantoi një emision në radiostacionin lokal “La Poderosa Uruapan”.

Vrasjet e gazetarëve thuajse të gjitha kanë mbetur të pandëshkuara, si dhe shumë vrasje të tjera në Meksikë.

“Maurisio ishte më shumë se një koleg, ai ishte një mik i përkushtuar, një burim frymëzimi dhe një zë i palodhshëm në shërbim të komunitetit tonë”, tha nga radiostacioni për të cilin punonte.

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, sipas numrave të OJQ-së Reporterët pa Kufi (Reporters sans Frontière, RSF).

Sipas një OJQ-je tjetër, neni 19, 2022 ishte viti më vdekjeprurës për shtypin në vend, pasi u regjistruan nga autpritetet të paktën 13 vrasje të gazetarëve.

Shteti i Veracruz (juglindje), është vendi ku shumica e gazetarëve janë vrarë që nga viti 2000 (31). 18 prej tyre u vranë ndërsa Javier Duarte (2010-2016) ishte guvernator i saj, i cili në vitin 2018 u dënua me nëntë vjet burg për pastrim parash, konspiracion dhe përfshirje në bandë.

Prej vitit 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë.


Shtuar 30.10.2024 09:53