“Provokime ordinere ndaj protestuesve paqësore”/ Tedi Blushi: Të shkojmë në Surrel, te shtëpia e Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, iu bashkua protestës së Partisë Demokratike për mosbindje civile. Duke folur për gazetarët tha se protesta dhe beteja e qytetarëve të ndershëm ndodhet sot në një etapë të re. Gjithashtu Blushi tha se pati provokime ordinere ndaj protestuesve paqësore që s’kanë hedhur asnjë gur sot.

“Narkoshteti që jo vetëm rrëmben në mes të ditës ish presidentin e republikës por ka dalë këtu për të provokuar dhe rrëmbyer këta qytetarë paqësorë që janë më të vendosur se kurrë për tu ballafaquar me këtë regjim, qytetarët e ndershëm dhe patriot nuk tremben…Sot protesta dhe beteja e qytetarëve të ndershëm ndodhet në një etapë të re.

Ta harrojë ky regjim kriminal që do të mund të ndalë revoltën e qytetarëve. Provokime ordinere ndaj protestuesve paqësore që s’kanë hedhur asnjë gur sot. I paralajmëroj në zjarrin e destabilizimit të Shqipërisë që po ndez Rama do të digjet vet bashkë me prokurorët mercenarë që sot janë kthyer në vrasës me pagesë,” tha Blushi.


Shtuar 29.10.2024 20:22