E rëndë/ Skiatorja ndërron jetë në moshën 19-vjeçare

Italia është në zi, pasi skiatorja 19-vjeçare Matilde Lorenzi ka dhënë frymën e fundit gjatë stërvitjes. Sportistja e re u plagos për vdekje në stërvitje të martën.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Lorenzi “humbi kontaktin me sipërfaqen me borë dhe goditi me dhunë fytyrën e saj në tokën e akullt”. 19-vjeçarja u transferua në spitalin e Bolzanos, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht kjo ishte e pamundur.

Federata Italiane e Sporteve Dimërore thotë në një deklaratë se “Matilde doli në plan të parë sezonin e kaluar duke fituar titujt italianë absolut dhe super-G në Sarentino dhe, gjithashtu vitin e kaluar, përfundoi e gjashta në zbritje dhe e teta në super-G në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Chatel të Francës.


Shtuar 29.10.2024 12:55