Manchester United shkarkon Erik ten Hag

Manchester United ka shkarkuar Erik ten Hag me efekt të menjëhershëm.

Holandezi u informua të hënën në mëngjes dhe largohet nga Old Trafford pas dy vite e gjysmë në krye të “djajve të kuq” me ndeshjen e tij të fundit ditën e djeshme, një humbje ndaj West Ham United në kampionat.

Ky rezultat e la klubin në vendin e 14-të në renditje, shtatë pikë larg vendeve të kualifikimit në Champions League, pas vetëm tre fitoreve në kampionat nga nëntë ndeshje dhe vetëm katër në 14 në të gjitha kompeticionet.

Klubi tani po punon për hapat e ardhshëm me ish-sulmuesin Ruud van Nistelrooy, që pritet të jetë trajner i përkohshëm (me pjesën tjetër të stafit drejtues që mbetet në detyrë për momentin).


Shtuar 28.10.2024 15:00

Tags: ,