Mbetjet e rrezikshme vijnë nesër në Durrës, qytetarët protestojnë tek porti

Ditën e sotme, në hyrje të portit të Durrësit, po protestohet nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kundër kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.

Një prej të pranishmëve në protestë, tha se mbetjet kimike duhet të trajtohen sipas protokolleve.

“Ato janë të dëmshme, nuk zgjedhin, dëmtojnë shëndetin e gjithkujt, ndaj dhe sot ne protestojmë, të gjithë qytetarët duhet të protestojnë”, tha ai.

Ndërsa një tjetër pjesëmarrëse, u shpreh se fakti që kjo sasi mbetjesh është kthyer mbrapsht, tregojnë sa të rrezikshme janë. Ajo kërkoi nga qytetarët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë që të reagojnë fort.


Shtuar 27.10.2024 12:03