FOTO/ Dasma e viti, Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, ja se kush ishin të ftuarit VIP

Çifti më i përfolur kohët e fundit i showbiz-it shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, festojnë sonte dashurinë e tyre me një dasmë madhështore.

Siç duket edhe nga fotot që të ftuarit VIP kanë publikuar në rrjete sociale, Dafina dhe Kreshniku vezullojnë nga lumturia dhe dashuria.

Në këtë mbrëmje të shënuar për të, Dafina ka zgjedhur një fustan elegant nusërie, me një vello madhështore të gjatë me detajin e luleve dhe kurriz të hapur.

VIP-at që po festojnë sonte në mbrëmjen kushtuar dashurisë së Dafinës dhe Kreshnikut janë Ylli Limani, Festa Qoqaj, 2 Ton, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani Osmani, Ronela Hajati, nëna e Rita Orës, e shumë artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

Në dasmën e Dafinës e pranishme është sonte edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.

“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.


Shtuar 26.10.2024 22:50

Tags: ,