Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-5 m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në bregdet: 11/28 °C

në vendet e ulëta: 5/29 °C

në vendet malore: 4/20 °C


Shtuar 23.10.2024 17:16

Tags: ,