Collina këshillon gjyqtarët të marrin vendime duke mos u ndikuar nga VAR

Legjenda e gjaqtarëve, italiani Pierluigi Collina ka folur rreth teknoligjë së fundit të futur në futboll, VAR.

Teknologjia VAR është ajo që ka ndikuar shumë botën e futbollit, por edhe ka nxitur reagime të shumta nga tifozët e këtij sporti.

Shumë kritikojnë VAR-in se ka humbur emocionin e futbollit, kurse disa komente ka dhënë edhe gjyqtari legjendar, Pierluigi Collina, duke thënë se gjyqtarët duhet t’i marrin vendimet sikur nuk ekziston VAR-i.

“Gjyqtari duhet të vendos sikur teknologjia të mos ekzistonte. Qëllimi është të mos ketë nevojë për VAR, sepse vendimet janë korrekte dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë dhe përgatitemi” ka thënë Collina.

“Ai e di se ka një parashut që mund ta ndihmojë atë për të përmirësuar gabimin, por nëse gabimi mbetet, pa marrë parasysh kush gjykon atë, faji mbetet te gjyqtari kryesor” ka shtuar italiani.

“Gjyqtari duhet të di gjithçka rreth ndeshjes, të analizojë videot, të mësojë taktikat dhe karakteristikat e lojtarëve. Në kohën time, kjo bëhej intensivisht” ishin fjalët e Collina.

Pierluigi Collina mbahet mend si gjyqtari më i mirë në futboll dhe një nga më autoritativët.


Shtuar 13.02.2020 12:24