Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Pezullohet nga detyra mjeku Pëllumb Hysko

Mbrëmjen e djeshme, emisioni investigativ “STOP”, transmetoi një rast skandaloz në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku mjeku radiolog Pëllumb Hysko, i kërkon pacientes favore s**uale.

Pas publikimit të rastit skandaloz, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko, janë pezulluar menjëherë nga detyra.

Drejtuesit e spitalit “Shefqet Ndroqi”, kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës, për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedentë.

“Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje ab*zive me pacientët. Ab*zimi s**ual është jo vetëm një veprim kr*minal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar.

Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre.

Falënderojmë emisionin “Stop”, për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen përpara situatave të shëmtuara që kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish.

Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore në bashkëpunim me organet përkatëse, duke siguruar ndëshkimin e individëve që kompromentojnë misionin e shenjtë të mjekut”, thuhet në një reagim të qendrës spitalore.

Kujtojmë se emisioni “Stop” transmetoi në Tv Klan, rastin sk*ndaloz të mjekut Pëllumb Hysko, i cili ngacmoi s***alisht pacienten.

Ai shfaqej aty duke përdorur një fjalor të shthurur, e duke folur me terma të qartë s**ualë. Po ashtu, ai i premtonte pacientes se në Sanatorium, mund ta kontrollonte pa letra dhe pa pagesë.

Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan, se është ngacmuar s**alisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko, në klinikën e tij private “Moskat”.

Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po i fuste duart.

Në këtë pikë, një paciente që ka proobleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll m*tre.

Madje mjeku Hysko, i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium, ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë.

 


Shtuar 23.10.2024 11:40